Ndertime te reja

Ne po ndërtojmë ambjente banimi, pune e shërbimi të bukura, funksionale e moderne, të plotësuara me të gjitha paisjet e nevojshme dhe ambjent parkimi.

“Kevin Construksion” nje emer i besuar per ndertim apartamente banimi, qendra biznesi, institucione dhe sherbimet mirmbajtese.

“Kevin Construksion” gezon reputacionin e nje kompanie serioze dhe e besueshme per Cilesine, Elegancen dhe Natyralitetin.

Ne ndertojme duke filluar qysh nga projektimi sipas kekesave dhe nevojave te klienteve porosites, deri tek zbatimi ne kohe dhe cilesi i objektit.

Me teper

Ndertime Infrastrukturore

Zhvillimi infrastrukturor, sistemi rregullimit, dokumentat e pronësise, materialet cilësore ndërtimi, dizenjimi më i mirë dhe mjeshtëria, janë thjesht disa nga elementët, që një ndërtues duhet të jetë i aftë për ti kombinuar në mënyrë të suksesshme, për të realizuar një projekt ndërtimi të suksesshëm.

Ne i kemi te gjitha dhe per kete jemi certifikuar me ISO 9001:2008. Ne ofrojme ndërtim, rindertim dhe mirmbajtje rrugësh, ndërtim, rindertim dhe mirembajtje ujësjellësash, ndertim dhe rindertim urash, shërbime permiresimi etj …

“Kevin Construction” ka njohurinë, stafin dhe përvojën për t’u ofruar klientëve cilësi të lartë jetese dhe ambjente biznesi sikurse Shqipëria vazhdon të rritet e të përparojë.”

Me teper

Rikonstruksione

Ne duam së pari të njohim dhe kënaqim kërkesat tuaja e më tej të punojmë së bashku për të siguruar më të mirën, koston më të leverdisshme si zgjidhje për nevojën tuaj.

Nëse dëshironi që ambjenti i biznesit tuaj, shtëpia apo institucioni të rikonstruktohet për të qenë sa më bashkëkohor e funksional, “Kevin Construction” është zgjedhja e duhur.

  • Rikonstruksioni i vendit të orkestrës ne Akademine e Arteve
  • Shërbimi i mirëmbajtjes së objekteve ndërtimore ne Akademine e Arteve
  • Rikonstruksioni i nyjeve hidra-sanitare ne Akademine e Arteve
  • Rikonstruksioni i Zyrave të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekut
  • Rikonstruksioni i Zyrave qendrore te Postes Shqiptare
  • Rikonstruksioni i Salles Plenare te Kuvendit te Shqiperise
Me teper

Sherbime Modernizimi

Zyra dhe stafi ynë projektues janë tëi gatshëm të zhvillojnë dokumentacionin projektues, si dhe përgatitjet e investimeve për nevojat e përmirësimit dhe modernizimit të mjediseve tuaja të banimit e të punës. Ne projektojmë për ristrukturimin dhe modernizimin e qendrave rezidenciale, komerciale, tregëtare, ekonomike dhe industriale. Ne gjithashtu, kemi projekte të gatshme të ndërtesave tip të banimit. Qëllimi ynë është të përmbushim të gjitha pritjet e konsumatorëve tanë përmes realizimit profesional, në kohë dhe të plotë të porosive.

Me teper