Kevin Construction sh.p.k

ISO 9001:2008
IT-64364

1 2 3 4

Lajmerime:

Përshkrimi

Kompania "Kevin Construction" sh.p.k kërkon të punesojë një Inxhinier Ndërtimi për zbatimin e projekteve të kompanisë. Kandidati duhet të plotesojë kriteret e mëposhtëme:

Detyrat / Pergjegjësitë

Të jetë i aftë për të drejtuar punën, i komunikueshëm dhe i mirëorganizuar për të punuar në grup.

Më tepër...
Ju jeni në: Home Rreth nesh Miresevini ne "Kevin Construction"

Shoqëria “Kevin Construksion” ka filluar aktivitetin e saj ne vitin 2007 dhe operon në ndërtim, rikonstruksion dhe infrastrukturë. Ne vitin 2009, Kompania jone u certifikua me standadin ISO 9001:2000


Misioni ynë, është të realizojë pafundësi projekt-konstruksionesh cilësore, që u sigurojnë klientëve tanë bukuri, efikasitet dhe kosto të leverdisëshme për vendbanime, hapsira biznesi, si dhe lehtësira publike si spitale e shkolla. me ndershmëri, integritet dhe mbi të gjitha me kompetencë profesionale.

"Cilësia e projekteve të sotme të ndërtimit në Shqipëri na vendos para një numëri sfidash: si nevoja për zhvillim infrastrukturor, sistemime  dhe rikonstruktime të hapësirave ekzistuese të banimit, gjetja dhe  adoptimi i materialeve gjithnjë e më cilësore të ndërtimit, dizajni arkitekturor dhe mjeshtëria e ndërtimit, etj,. për të realizuar një  projekt ndërtimi të   kohes. "Kevin Construction" ka tashmë aftësinë për të ofruar shërbime të tilla me cilësinë që kanë nevojë klientët .

"Kevin Construction" sh.p.k., edhe pse në një kohë të shkurtër, është zhvilluar, përgjatë eksperiencës dhe suksesit, duke zotëruar metodologji dhe teknologji të përparuar ndërtimi. Kjo në saje te kualiteteve të stafit përparësive të ndërtimit të sotëm dhe prioriteteve të kujdesit tonë për:

  • Vendodhjen e projekteve: Element i rëndësishëm për çdo projekt ndërtmi.
  1. Nga pikpamja teknike, pozicioni i favorshëm topografik ndikon në peisazh, në sistemin e kullimit dhe në sigurinë e themeleve.
  2. Nga pikëpamja e biznesit, "Kevin Construction" ndërton duke pasur parasysh që vlera e pronësisë rritet me kalimin e kohës.
  • Dizenjimin inxhinjerik dhe arkitekturor: Një projekt i suksesshëm nis nga frymëzimi, dizajni i jashtëm i kujdesshëm dhe plani inxhinjerik për t'i realizuar. Përfitimet që kanë klientët tanë janë përfundimi e dorëzimi brenda kohës, dhe puna cilësore.
  • Zhvillimin infrastrukturor: "Kevin Construction" sh.p.k. investon kohë e potenciale fizike për të garantuar rezistencë dhe cilësi në fushën e infrastrukturës për ta bërë jetën e klientëve të saj sa më të lehtë e komode.
  • Cilësinë e lartë e materialeve të ndërtimit: Cilësia e një strukture varet shumë nga materialet e përdorura për ndërtimin e saj: betoni e hekuri, teknika e izolimit termik të ndërtesës, instalimet elektrike e hidraulike, refiniturat dhe veshjet e brendëshme e deri arti i sistemit të ashensorit e citofonisë.
  • Teknikat dhe teknologjitë më moderne të ndërtimit: Krijimi i hapësirave më të mëdha në të njëjtat sipërfaqe banimi, termoizolome të rendimenteve të larta, mënjanimi sa më shumë i mureve ndarës mbajtës, dhe intererë e ndryshueshëm janë disa nga teknikat e teknologjitë ku synojmë të arrijmë cilësi e kualitete konkurruese.

 

Foto te Punimeve tona

majtas
Sample image
Sample image
Sample image
Sample image
djathtas

Punime

Restaurimi i mjediseve te Postes ShqiptarePunmet per restaurimin e mjediseve te zyrave qendrore te postes shqiptare u kryen gjate vitit 2010. Ne ceremonine e inagurimit mori pjese Kryetari i Keshillit te Ministrave, Z. Sali Berisha.

Mjedise te reja pune

Sample image Mjedise te reja te punes.Gjate vitit 2009-2010, kompania "Kevin Construction" u akomodua ne mjedise te reja dhe mjaft moderne te punes se stafit te saj ...

Adresa:

img

Rruga ”Adem Jashari”  Nd. 4, H. 10, Ap.3, Njësia Bashkiake Nr 5
Tiranë

Tel: +355 42 267 883
Cel: +355 68 20 98 699
Fax: +355 42 247 771
Kodi Postar 1019
e-mail: info@kevinconstruksion.net